Brenda një viti qeveria greke ndërpret përsëri qindra pensione nga Enti i
Institutit Agrar të Greqisë, OGA, nga i cili paguhen pensionet e të
paktën 17000 minoritarëve shqiptarë.

Pas nje regjistrimi te fundit qe ka perfunduar ne muajin korrik, 2738 persona, shumica e te cileve homogjene nga vendet e ish-Bashkimit Sovjetik, nuk jane paraqitur prane zyrave perkatese, ndersa pensionet e tyre merreshin nepermjet akteve noteriale te disa zyrave juridike. Per kete qeveria greke ka filluar nje hetim penal per te gjithe ata qe kane perfituar para nga keto pensione ne menyre te paligjshme.

Ne nje deklarate per televizionin shteteror, drejtori i ketij enti ka theksuar se sheti grek ka humbur me shume se 14 milionë euro ne vit dhe se do te behet çmos qe tani e tutje asnje person prej homogjeneve nga Rusia, Bullgaria, Egjipti dhe Shqiperia te mos marre pensionin prej 360 euro te ketij enti, nese nuk disponon dokumentacionin perkates.

Vjet ne muajin tetor qeveria grek ka nderprere pensionet e 3050 minoritareve shqiptare, duke i hequr tregut shqiptar nje shume prej 15 milionë euro ne vit, pasi keta persona nuk jane paraqitur per regjistrim ne afatin e duhur. Ende nuk dihet nese prej 2738 pensioneve qe do te nderpriten prej 1 shtatorit, ka edhe minoritare nga Shqiperia.

Çeshtja e pensioneve te dyshimta ne te gjitha skemat, po shqyrtohet ne 6 muajt e fundit nga prokuroria.Sipas hetimeve te bera deri ne fund te vitit te kaluar ishin gjetur mbi 20 mijë persona qe merrin ne menyre te paligjshme pensione, duke i shkaktuar shtetit nje dem prej 120 milion eurosh.

Ministri i Punes Janis Vrutsis ka deklaruar se deri ne fund te vitit do te identifikohen te gjithe ata persona qe marrin pensione ne menyre te paligjshme do të arrestohen dhe do te vihen perballe drejtesise.

Entet e pensioneve ne Greqi kane pesuar dëme kolosale pas reduktimit te borxhit grek. Pothuajse çdo dite specialistet e ekonomise theksojne se ne se nuk gjendet nje zgjidhje do te kete probleme ne te ardhmen ne pagesat e mijera pensionisteve dhe ketu perfshihet edhe skema me e madhe, siç eshte Instituti i Sigurimeve Shoqerore, IKA, ku jane te siguruar shumica e emigranteve shqiptare.

Top Channel