Fluks emigrantësh në pikat kufitare me Greqinë

05/08/2012 09:31

Mëngjesi i ditës së dielë ka sjellë një fluks emigantësh në pikat kufitare që ndajnë vendin tonë nga Greqia.

Një rritje e ndjeshme e numrit të hyrjeve në dy pikat kryesore atë të  Kapshticës dhe Kakvijës ka bërë që të krijohen radhët e gjata të emigantëve edhe pse këto pika kanë punuar me kapacitet të plotë.   

Sipas burimeve deri në orët e para të ditës së dielë në Kapshticë kanë hyrë 8526 udhëtare dhe 2906 automjete. Ndërsa në pikën kufitare të Kakvijës kanë hyrë 6613 udhëtarë dhe 1907 automjete.

Gjithashtu mësohet se në Kakavijë, pala shqiptare ka punuar me 8 sportele në hyrje dhe 4 në dalje, ndërsa pala greke me 3 sportele në hyrje dhe 3 në dalje. Po ashtu në Kapshticë pala shqiptare ka rritur numrin e punonjësve nëpër sportele e megjithatë radhët e gjatë nuk janë evituar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA