Berisha: 6 gushti, ditë historike

05/08/2012 15:45

Një ditë përpara seances plenare të njoftuar nga mazhoranca për votimin e heqjes së imuniteteve, kryeministri Berisha e ka cilësuar si ditë historike 6 gushtin.

Ai tha se ndryshimet kushtetuese që propozon Rama janë përpjekje për të vendosur dikatin e pakices mbi shumicën.

”Më datën 6, në Parlament është një votim historik, sepse votohet për heqjen e imunitetit të ministrave, të qeveritarëve, të deputetëve, të gjyqtarëve dhe kjo ka një rëndësi të jashtëzakonshme për luftën kundër korrupsionit. Në të vërtetë imuniteti është një mur që pengon luftën e korrupsionit të këtyre zyrtarëve sepse dekurajon prokurorinë, për të nisur hetimin ndaj një njeriu që është me imunitet”, komentoi Berisha.

Duke iu referuar kundërshtarit të tij kryesor politik, liderit të PS-së, Edi Ramës, kryeministri shtoi: “Tani ai prapë thotë jo. Tani është jashtëzakonisht absurde. Sepse duke ditur që nuk fiton dot në 2013, tani kërkon një Kushtetutë që të bëjë më pushtet pakicën, por kjo thyen rregullin më themelor të sistemit demokratik, sipas të cilit shumica qeveris, pakica kontrollon”.

Kryeministri vazhdoi komentin e tij mbi kërkesën për ndryshimet kushtetuese. “Rama kërkon që të gjithë krerët e institucioneve të zgjidhen me 3/5. Ky është shkatërrimi i shtetit. Ose pastaj është diktati i pakicës, por kjo nuk mund të pranohet, kjo nuk ekziston në asnjë vend të botës. Sundimi i pakicave është sundimi i diktaturave dhe diktaturat, për definicion, janë sundime pakicash ose s’pranojnë zgjedhje dhe gjejnë mekanizma. Por, ne këtu Shqipërisë nuk mund t’ja bëjmë një gjë të tillë ndaj dhe shpreh keqardhje se nuk voton në mënyrë që të bllokojë statusin”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA