Ura e Goricës, një nga veprat e monumenteve të kulturës me vlera të
veçanta historike qëndron ende e bllokuar ne Berat. Kjo urë përveç
vlerve të saj shërben për lidhjen e dy lagjeve muzeale Mangalem dhe
lagjen Goricë.
Izolimi i urës u bë për shkak te demtimit te saj nga mjetet e rënda, çka po sillte degradimin në gjithe elementet e saj, nga bazamenti e deri tek harqet.
“Ne kemi paraqitur një projekt për bere unazën e qytetit duke shmangur Urën e Goricës me një by pass, por fondet nuk janë dhënë nga qeveria, jemi të detyruar ta mbajmë në këtë izolim këtë objekt të rëmdësishëm për qytetin. Ne nuk mund të dëmtojmë monumentet e kulturës qeveria duhet të kthej syte nga ky qytet që tashmë ndodhet në trashëgiminë botërore”, tha kryetari i Bashkisë Fadil Nasufi.
Jo vetëm kjo urë, por edhe shume objekte kulturore në Berat kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme, pasi janë drejt degradimit.
Top Channel