Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Barack Obama i ka dalë një telash i ri, në një kohë kur e ndajnë vetëm pak kohë nga zgjedhjet e nëntorit.
Kjo, pasi është mësuar se qentë e sigurisë që kontrollohen nga grupi i truprojeve të presidentit urinojnë në dhomat e hoteleve ku qëndrojnë gjatë vizitave zyrtare.
Konstatimi është bërë në raportin e komisionit hetimor mbi skandalin e truprojave të Obamës, që kishin shkuar me prostituta në hotelin ku do qëndronte shefi i tyre gjatë një vizite në Kolumbi.
Lajmi për qentë, por edhe ai i prostitutave që u publikua pak kohë më parë, konsiderohen si një skandal për administratën më të fuqishme të botës.
Shumë agjentë sekretë, që kujdeseshin për sigurinë e presidentit, u shkarkuan nga detyra, ndërsa ndaj disa të tjerëve u morën masa më të lehta.
Zoti Obama ndodhej në Kolumbi, në qytetin e Kartagjenës, për të marrë pjesë në samitin e Amerikave, që u mbajt në prillin e kaluar.
Top Channel