Majko: Negociata për imunitetet

04/08/2012 00:00

Relatori për çështjet e kufizimit të imuniteteve dhe një ndër
eksponentët më të lartë të Partisë Socialiste, Pandeli Majko ka
ritheksuar sërish se propozimet e bëra nga selia roze, që i përkasin
sistemit të drejtësise nuk janë kushte për atë kompromis, që është
arritur më parë.

Sipas Zotit Majko, kjo do te thote se Partia Socialiste ka vullnet te plote per kufizimin e imuniteteve, por kerkon, qe ne te njejten kohe te diskutohet dhe analizohet edhe ne syte e publikut te gjere paketa e propozuar nga ta.

“Do të thotë ne po kërkojmë sot që flasim, vetëm të drejtën për t’u dëgjuar në publik dhe nga mazhoranca. Mendoj se cilido që edhe nga kolegët e mi të maxhorancës që më dëgjon, e di qe e drejta për t’u dëgjuar është e drejta e një opozitë në kushtet minimale të përfaqësimit të saj, në një shtet monopartiak, siç është ky i sotmi. Ne po kërkojmë që kjo që kemi ofruar, si propozime shtesë për ndryshimet kushtetutese, që nuk është një shpikje, nuk jane as kushte të panegociueshme, të dëgjohet nga publiku. Pse po e kërkojmë këtë dhe nuk po e bëjmë në tavolina? Sepse po diskutojmë ligjin themelor dhe ajo që i kemi vënë detyrë vetes është që gjithçka cfarë do të diskutojme me Partinë Demokratike, për Kushtetutën, të mos përsërisim atë që bëmë në 2008. Do të thotë gjithçka do të diskutohet në publik, pastaj biem, nuk biem dakord është një arsye tjetër”, tha Majko.

Persa i perket seances se te henes zoti Majko ka rikonfirmuar qendrimin e PS-së per te mos votuar, por nga krahu tjeter eshte shprehur edhe pro negociatave te momentit te fundit, qe do te shtynin nje veprim te njeanshem te mazhorances e qe do t’i hapnin rruge, siç thekson ai, nje procesi te perbashket dhe jo ne baza pozicionimesh partiake.

“Shpresoj, mendoj që ajo që mungon sot që flasim është zëri i konstitucionalistëve, pasi ne politikanët, në një mënyrë apo tjetër do të diskutojmë anën proceduriale, por edhe me një lloj afilacioni politik. Mendoj që konstitucionalistët do të ishte shumë mirë të thoshin, nëse opozita ka të drejtë që nuk pranon të diskutojë Kushtetutën në gusht dhe pastaj në shtator për të dytën herë. Mund të ofrohen mendime dhe opinione të ndryshme për logjikat e një referendumi te nesërm kushtetues, për dispozitat të një natyre të ndryshme. Eshtë momenti që ne ta shohim situatën me gjakftohtësi dhe jo me logjikën se ‘përballë nuk kam më opozitën, por kam armikun që do t’i bëjë keq vendit tim’. Mendoj se kjo është e tepërt, e tepërt për atë nivel kulture, që ka niveli mesatar i shoqërisë shqiptare sot”, tha Majko.

Sipas tij ka ardhur momenti qe politika e hedhjes se fajit te opozita te perfundoje dhe mazhoranca te marre pergjegjesite e saj si trupa qe udheheq vendin, e jo qe perpiqet te shfajësojë çdo deshtim të sajin.

“Kjo histori, që gjërat nuk funksionojnë në këtë vend, sepse opozita bën këtë apo atë, … rrugët nuk po ndërtohen edhe aq shpejt sepse opozita… në Bashkimin Europian nuk po integrohemi sepse opozita…tuneli po ndërtohet megjithëse opozita donte ta kundërshtonte…pastaj diku tjetër …opozita është armik kombëtar…mendoj, se në një mënyrë apo tjetër, opozita e sotme është kthyer në një lloj armiku klase, me fjalorin e dikurshëm. Unë shpresoj që ne përfundimisht të ndahemi nga kjo jetë e dyfishtë, që akoma na ka bërë sikur jetojmë dy kohë, kohën dhe realitetin, si anëtarë të NATO-s dhe kohën dhe realitetin, sikur të ishim anëtarë të Traktatit të Varshavës”, tha Majko..

PS: Kryeministri e ka kthyer korrupsionin në sistem

Në selinë roze, sekretari organizativ Blendi Klosi deklaroi se paketa e propozuar nga socialistet eshte per nje drejtesi te pavarur. “Berisha e ka kthyer korrupsionin ne system dhe ndryshe nga ne kerkon nje drejtesi te gjunjezuar”, tha Klosi, i cili beri thirje kryeministrit per reflektim. 

“Ne socialistet jemi për integrimin europian, Sali Berisha është kundër.Ne socialistet jemi për një drejtësi të pavarur, Saliu kërkon një drejtësi të gjunjëzuar para tij.Ne jemi për luftë me tolerancë 0 ndaj korrupsionit, Saliu e ka kthyer korrupsionin në sistem.Ndaj sa ende nuk është vonë, nëse Sali Berisha e do Shqipërinë vend normal Europian ku politika bën më të mirën për vendin e saj, nëse do që vendi ynë të integrohet në Bashkimin Europian, ai duhet të reflektojë”, tha Klosi.

 

Top Channel