
Deklarata e kryetarit të Qendrës së djathtë në Asamblenë Parlamentare të
Këshillit të Europës, Luca Volonte, e bërë në takimin me kryeministrin
Sali Berisha, se qëndrimi bllokues i kryetarit të opozitës, Edi Rama për
imunitetet, është i dëmshëm për të ardhmen europiane të Shqipërise,
është shndërruar në një nga të shumtat raste për replika mes kreut të
opozites, Edi Rama dhe kryeministrit Sali Berisha.
Pasi zotit Rama e cilesoi kete qendrim te Luca Volonte si denigrues per opoziten shqiptare, kryeministri Berisha reagoi nepermjet zedheneses se tij, duke e akuzuar serish kryetarin e Partise Socialiste se po bllokon per here te trete statusin e vendit kandidat.
“Zoti Rama ndërmori sulmin e tij vulgar ndaj këtij miku të shqiptarëve, pra z. Volonte, vetëm dhe vetëm, se ai dje i rikujtoi atij, por dhe të gjithë shqiptarëve se në bisedën e tij të fundit në selinë e Partisë Socialiste, z. Rama kishte denoncuar qeverinë se nuk pranonte ndryshimin e Kushtetutës për heqjen e imunitetit për ministrat dhe zyrtarët e tjerë, pasi kishte frikë nga hetimet për korrupsion, kurse tani që qeveria ka pranuar ndryshimin e Kushtetutës dhe të gjitha propozimet tjera për heqjen e imunitetit, ishte vet ai, pra z Rama, që nuk pranonte shembjen e murit të korrupsionit duke e renditur veten kështu si Kryetari i vetëm i opozitës në botë, që mbron mazhorancën me imunitet, sikur të ishte vegël dhe jo kundërshtar sovran i saj”, tha Mëhilli.
Megjithate kur mbeten me pak se dy dite nga dita e votimit per imunitetet, Partia Demokratike i beri edhe nje thirrje te fundit per bashkepunim kryetarit te Partise Socialiste.
“PD i bën thirrje z. Rama të heqë dorë nga sulmet ndaj miqve të Shqipërisë dhe personaliteteve të larta Europiane dhe të lejojë grupin parlamentar të Partisë Socialiste, të votojë me datë 6 gusht për heqjen e imunitetit, rrëzimin e murit të korrupsionit dhe për marrjen e statusit të vendit kandidat në BE për Shqipërinë. Nga ky akt historik fitojnë të gjithë qytetarët shqiptarë duke bërë të mundur kështu që ëndrra e tyre Europiane të bëhet gjithnjë e më e vërtetë”, tha zëdhënësja.
Top Channel