Serbia do të ketë një konsensus kombëtar për Kosovën. Presidenti serb,
Tomisllav Nikoliç, ka sqaruar edhe më tutje idenë e tij lidhur me
statusin e shqiptarëve të Kosovës, e që sipas tij do të jetë e bazuar në
sistemin e gjermanëve në Belgjikë dhe në Itali.

Kjo nënkupton që pa gjermanët Kuvendi belg nuk mund të marr asnjë vendim. Kjo, siç ka thënë Nikoliç në një intervistë për të përditshmen ‘Danas’, pritet konstituimi i Këshillit për Siguri Kombëtare që të përfundojë strategjia për Kosovën.

Ai ka thënë se në Londër në Lojërat Olimpike i kanë thënë se kanë marrë pjesë edhe Kina, Taipei Kinez, Hong-Kongu Kinez, ndërsa ai është përgjigjur se nëse qeveria në Prishtinë vendos të marrë pjesë si Kosova serbe, mund të marrë pjesë në Lojërat Olimpike.

Strategjia për Kosovën do të miratohet nga qeveria, por edhe nga Kuvendi i Serbisë. Kurse, konsensus gjithë popullor duhet të ketë në rast se marrëveshjet kërkojnë ndryshime kushtetuese.“Oferta ime për shqiptarët në Kosovë është rezoluta 1244 e OKB-së-një autonomi e zgjeruar”, ka thënë Nikoliç duke shtuar se “kjo nuk është pak, nëse vendosin të jetojnë si gjermanët në Belgjikë ose në Itali. Pa ta nuk ka vendime. A është kjo pak? Përse të jenë shtet, kjo është e pakuptimtë”.

Top Channel