Në pikëkalimin kufitar të Merdares, që lidh Kosovën me Serbinë, përsëri janë krijuar kolona me pritje të gjata.
Departameniti i Policisë Kufitare informon se gjatë së premtes, në këtë pikëkalimi ka filluar krijimi i kolonave dhe pritjeve të gjata, si në hyrjen për në Kosovë, ashtu edhe në daljen për në Serbi.
Në territorin kosovar kolonat janë të gjata nga 200 deri në 300 metra, me pritje që zgjasin deri në 3 orë. Edhe në hyrje, sipas qytetarëve, kolonat janë gjithashtu të gjata dhe pritet me orë të tëra.
Në bazë të informacioneve jozyrtare të marra nga qytetarët, e gjithë kjo pritje shkaktohet nga puna e ngadaltë dhe neglizhenca e autoriteteve serbe.
Vlen të theksohet se nga ana e zyrtarëve të Policisë së Kosovës puna është duke u zhvilluar normalisht, me kapacitete dhe intensitet të shtuar.
Policia e Kosovës u sugjeron të gjithë qytetareve që brenda mundësve të shfrytëzojnë pikëkalimet e tjera kufitare, me qëllim që të shmangen radhët e gjata.
Ndërkohë, në pikëkalimet e tjera kufitare qarkullimi është duke u zhvilluar normalisht dhe pa pritje të gjata.
Top Channel