Vriten dy ushtarë serbë në kufi
01/08/2012 15:30
Dy ushtarë serbë janë vrarë të mërkurën në kufirin me Kosovën, si pasojë e shpërthimit të një bombe.
Lajmin e ka bërë të ditur Ministria serbe e Mbrojtjes, e cila ka saktësuar se dy ushtarët humbën jetën teksa pastronin një fushë të minuar nga NATO në vitin 1999.
Sipas burimit zyrtar, të cituar nga “REL”, shpërthimi ka ndodhur në një barrakë ushtarake në malet e Kopaonikut, në kufirin Serbi-Kosovë.
Në Serbi ndodhen ende shumë fusha të minuara, që datojnë pas fushatës 78-ditore të NATO-s për të ndalur genocidin serb në Kosovë gjatë luftës së viteve 98-99.
Top Channel