
Pas “muajit të mjaltit” kanë filluar grindjet e para në qeverinë e
koalicionit trepartiak, të cilat mund të çojnë sipas gjasave akoma edhe
në largimin e socialistëve nga qeveria.
Shkak per kete jane bere masat prej 11.5 miliardë eurosh qe ka vendosur te marre kryeministri Samaras dhe ministri i Financave Stournaras,te cilat kane gjetur kundershtimin ashper te kryesocialistit Venizelos.
Nuk mund te mbeshtetemi perseri ne masa te cilat kane si bosht reduktimin e metejshme te rrogave dhe pensioneve –eshte vija e kuqe e vendosur prej tij. Nga ana e tyre konservatoret e cilesojne kete nje loje politike te socialisteve qe kerkojne te rifitojne mbeshtetesit e tyre te humbur pas dy viteve ne qeveri qysh prej fillimit te krizes.
Venizelos thekson se logjika e shkurtimit te rrogave dhe pensioneve te cojne ne nje udhekryq, sepse qeveria do te rrezohet shume shpejt nen peshen e shperthimeve sociale, ndersa ekonomia do te shkaterrohet nga recensioni.
Bashkepunetoret e tij thone se nuk perjashtohet edhe largimi i socialisteve nga qeveria,cka do te sillte nje kaos politik ne vend.
Tkurrja e ekonomise ne Greqi arrin ne kete vit ne –7%, shume larg nga parashikimi prej -4.8% ,ndersa me masat e marra edhe ne 2013 ajo do te kete nje ritem prej -3.5% dhe do te vazhdoje edhe ne 2014. Ne kete menyre vendi do te kete nje recenison te vazhdueshem per shtate vjet qe do te shkoje ne total ne 30% te PPB.Mbledhja e radhes per percaktimin e masave nga tre udheheqesit e koalicionit qeveritar Samaras, Venizelos dhe Kuvelis e planifikuar per pasditen e se merkures vleresohet se do te jete nje test rezistence per qeverine greke dhe per te ardhmen e saj.
Top Channel