Qeveria e Maqedonisë miratoi të mërkurën vendimin për heqjen e taksës doganore me Kosovën për importin e ujit të ambalazhuar dhe për tubat e salduar.

Taksa në fjalë ishte vendosur si masë reciproke pas vendimit të Ministrisë së Tregtisë së Kosovës për vendosjen e taksës doganore prej 35 për qind për importin e çimentos.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i qeverisë maqedonase, Muhamed Hoxha, në një prononcim për “REL”, ku ka saktësuar se vendimi hyn në fuqi ditën e sotme.

“Me shfuqizimin e vendimit për tatimin shtesë nga ana e qeverisë së Kosovës, vendim që hyn sot në fuqi, edhe qeveria e Maqedonisë ka vendosur të heqë masën e reciprocitetit për tubat e salduar dhe ujin e pijshëm”, ka thënë Hoxha.

Zëdhënësi, pasi ka nënvizuar se edhe vendimi i Shkupit zyrtar hyn në fuqi po të mërkurën, ka shtuar se në këtë mënyrë eliminohen barrierat doganore mes dy shteteve.

Një masë analoge reciprociteti qeveria e Kosovës kishte vendosur edhe për importimin e çimentos nga Shqipëria, por që u shfuqizua pas presioneve të biznesit dhe partive politike, përfshirë ato në koalicionin qeverisës të Kosovës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA