Duke cituar një shkrim të botuar të hënën nga e përjavshmja gjermane
“Der Spiegel”, Deutsche Welle thote se hetuesit e Bashkimit Europian
janë vënë në gjurmët e tregtarëve të organeve me aktivitet global.

Iniciativen e kane nxitur raste te tilla, si ai i nje fabrikanti gjerman dhe nje emigranteje te varfer ruse, qe sic thote revista prestigjoze demonstron qarte sesi pasaniket e semure zgjasin jeten ne kurriz te te varferve.

Autoret e artikullit jane Arndt Ginzel, Martin Kruashaar dhe Steffen Winter. Artikulli i zgjeruar i tyre i botuar ne numrin e se henes te “Der Speigel” ka ne fokus klinikën mjekësore “Medicus” në Kosovë. Siç kuptohet nga shkrimi, autoret kane arritur te bisedojne me nje person te perfshire ne afere, Vera Shevdko, e cila ka rrefyer sesi varferia e shtyu te bente ate qe me sa duket kane bere edhe persona te tjere ne situaten e saj: te shese pjese te trupit per disa mijera euro.  

Personi i vene ne gjurmet e aferes eshte Prokurori Jonathan Ratel, i mberritur ne kosove ne 2010-ten për të ndihmuar në kuadër të misionit të BE-së EULEX ne ndërtimin e një sistemi konstitucional. Dhe nuk zgjati shumë kohë, derisa kanadezi filloi te merrej me veprimtarinë e paligjshme të tregtarëve të organeve nga Klinika Medicus thote Deutsche Welle gjithnje duke cituar ‘Spigelin’. Kanadezi Ratel eshte i bindur në spitalin me pronar gjerman jane marre 20 deri 30 veshka dhe ia kanë implantuar të sëmurëve, që janë në gjendje të paguajnë. Te ashtuquajturit dhurues te veshkave, vijnë nga Stambolli, nga Kishineu në Moldavi, apo ishin njerëz, që kanë emigruar para pak kohësh në Izrael.

“Sistemi ka mundur të funksionojë,- thotë Ratel,- sepse eshte mbuluar nga mjekët kosovarë dhe punonjësit e administratës”. Spiegel i ka ndjekur per muaj te tere gjurmët e mafies së organizuar nga klinika ‘Medicus’, e sic thote, kerkimet jane shtrire në Izrael, Turqi, Bjellorusi dhe në Republikën Federale të Gjermanisë.

Top Channel