
Shefi i diplomacisë italiane, Giulio Terzi, ka thënë se dialogu
Prishtinë-Beograd është një nga gjërat më të rëndësishme për Bashkimin
Evropian.
Gjatë qëndrimit të tij në kryeqytetin serb, në një intervistë për Radio Televizionin Publik serb, Terzi ka theksuar se BE-ja është e vetëdijshme për ndjeshmërinë që ka çështja e Kosovës, por nuk e sheh si kusht të ri për Serbinë.
“Nuk e shoh në asnjë mënyrë që parakusht i ri për Serbinë për integrim në Bashkimin Evropian të jetë njohja e pavarësisë së Kosovës. Në Evropë dhe Itali e dimë se sa emotive dhe politike është kjo çështje. Jemi të vetëdijshëm për vështirësitë që ka dhe ndarjen e Kosovës në vitin 1999. Nuk mendoj se dikush dëshiron ta vendos këtë çështje si kusht të ri në tavolinë”, ka thënë ministri italian, i cili ka qëndruar në Serbi.
Italia dhe Serbia kanë disa marrëveshje bashkëpunimi në aspektin ekonomik, ndër qeveritar dhe kulturor. Ndërkaq në politikën serbe ditëve të fundit, kushtet e reja nga BE-ja për integrimin e Serbisë, e që paraqiten si sekrete, janë kthyer në qendër të vëmendjes.
Top Channel