Presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviç ka kërkuar të martën që zgjedhjet e parakohshme parlamentare në vend të mbahen më 14 tetorin e ardhshëm.

Lajmin e bën të ditur agjencia “AFP”. Parlamenti malazez votoi javën e kaluar pro mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme, në mënyrë që kur të nisin negociatat për anëtarësimin në BE, qeveria të ketë mandat të plotë 4-vjeçar.

Para votimit, anëtarët e koalicionit qeverisës, Partia Social-Demokrate dhe Partia Socialiste e Popullit, ranë dakord që të bashkonin forcat.

Shteti i Malit të Zi nisi negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Evropian në qershor të këtij viti, pasi muaj më herët kishte marrë rekomandimin nga Brukseli në raportin e progresit.

Mali i Zi është mes tre vendeve të Ballkanit, bashkë me Serbinë dhe Maqedoninë, që në raportin e progresit të Komisionit Evropian morën dritën jeshile për hapjen e negociatave të anëtarësimit.

Ndërkohë që vendi që pritet të formalizojë anëtarësimin e plotë është Kroacia, e cila do të bëhet anëtare me të drejta të plota e Unionit vitin e ardhshëm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA