
Departamenti Amerikan i Shtetit në Raportin për Liritë Fetare në botë
për vitin 2011 ka analizuar edhe gjendjen në Kosovë sa i përket
respektimit të lirive fetare.
Kushtetuta dhe ligjet tjera mbrojnë lirinë fetare dhe në praktikë qeveria në përgjithësi ka respektuar liritë fetare thuhet në raport, duke theksuar se qeveria nuk ka shfaqur ndonjë tentativë drejt përmirësimit apo përkeqësimit të respektimit dhe mbrojtjes së të drejtës së lirisë fetare.
Megjithatë, sipas raportit, liderët fetarë kanë theksuar se mungesa e një mekanizmi që grupet fetare të regjistrohen dhe të fitojnë një status legal ka shkaktuar një numër sfidash praktike. Edhe pse shumë grupe kanë gjetur metoda alternative, shumë nga ta kanë raportuar sfida në pronësimin dhe regjistrimin e pronave, makinave, hapjes së llogarive bankare dhe pagesës së tatimeve dhe pagave të të punësuarve.
DASH, bën të ditur Europa e Lirë thekson se ka pasur raporte për abuzime ose diskriminim të komunitetit si pasojë e lidhjeve, besimit apo praktikave fetare.
Raporti përmend dhunimin e varrezave hebreje në muajin nëntor në Prishtinë nga persona të panjohur.
Po ashtu përmend incidente si vjedhje dhe vandalizëm kundër objekteve të Kishës Ortodokse Serbe si dhe incidentet që i quan të izoluara ku individë kanë gjuajtur me gurë autobusët me serbë, të cilët i vizitonin objektet fetare të Kishës Ortodokse Serbe.
Top Channel