
Në një moment kur shumë organizma financiare në mbare botën parashikojnë
se Greqia ka shumë mundësi të braktisë Eurozonën, pasi nuk mund të
zbatojë me sukses reformat për daljen nga kriza e borxhit, ekonomisti me
fame boterore Robert Mandel, i cilesuar edhe si babai i euros deklaron
se dalja e Athines nga hapesira e monedhes se perbashket do ta conte
vendin 20 vjet pas.
Ne nje interviste per gazeten greke ‘To Vima’, nobelisti kanadez thekson se edhe ne se ndodh kjo dhe Greqia kthehej ne dhrahmi dhe e zhvleresonte monedhen kombetare me 50% ,nuk do te zgjidhte problemin e borxhit te saj kolosal dhe se pervec kesaj do t’i duhej shume kohe qe te mberrinte ne nivelin e sotem te jeteses.Parashikimeve te fundit te Citigroup se shanset per daljen e Greqise nga euro jane mbi 90%, Robert Mandel u pergjigjet se kjo nuk eshte e vertete dhe se ato nuk shkojne me shume se 25% ,nderkohe qe sipas tij BE ka ne dore nje “as” te fshehur, Eurobondin qe do te zgjidhte krizen dhe do te sillte stabilitetin e Unionit Monetar.
Ne te njejtin kontekst edhe presidenti i Eurogrup Jean Clode Juncker ne nje interviste per numrin e sotem te gazetes gjermane Suddeutsche Zeitung thekson se ne se Greqia braktis euron, kjo do te kishte pasoja kolosale per te dhe per partneret europiane, ndersa ky veprim nuk do te zgjidhte problemet ekonomike te Eurozones.
Athina zyrtare kerkoi edhe ne viziten e fundit te presdientit te KE-së Manuel Baroso, te marrin fund publikimet negative per daljen e Greqise nga euro,nderkohe qe qeveria e koalicionit trepartiak po harton nje plan 40 ditor per te rifituar vendi besimin e humbur te partnereve ne menyre qe te vazhdoje financimi i saj. Ne kete perpjekje perfshihen edhe takimet ne fund te gushtit te kryeministrit Samaras me kancelaren gjermane Angela Merkel, presidentin francez Fransua Holande, kreun e Eurogrup Jean Clode Juncker, presidentin e BQE-se Mario Dragi dhe kreun e FMN Cristine Lagarde.
Top Channel