Greva e pare me të cilën përballet qeveria e Kryeministrit Samaras është
ajo e bankave greke që ka filluar në mëngjesin e sotëm.

Unioni i Sindikatave Bankare ka vendosur qe me kete greve paralajmeruese 24 oreshe te kerkoje zbatimin e nje politike te re per keto institucione, ne kushtet e reja te krijuara pas krizes se borxhit.Si bosht kryesor i ekonomise qe lidhet direkt me te ardhmen e Greqise ne Eurozone, bankat kerkojne qe kjo politike te kete ne plan te pare perforcimin e ekonomise reale dhe zhvillimin, mbeshtetjen e nevojave sociale te konsumatoreve,krijimin e kushteve per ruajtjen e vendeve te punes, te rrogave e pensioneve te punonjesve te sektorit bankar.

Ata kerkojne gjithashtu qe rikapitalizimi i bankave te behet ne menyre te drejte per te gjitha institucionet financiare, private dhe shteterore.Pas shkembimit te bonove te thesarit dhe reduktimit te borxhit me mbi 100 miliard euro bankat greke kane humbur nje shume te konsiderueshme te kapitalit te tyre, ndersa frika e kthimit ne dhrahmi ka bere qe edhe depozituesit te terheqin brenda dy vitesh mbi 84 miliard euro, duke paralizuar veprimtarine e tyre.

Edhe pse pas zgjedhjeve te 17 qershorit u vu re nje kthim i te pakten 10 miliardë eurove, ne dy javet e fundit po kaq para jane terhequr, perseri pasi situata politike dhe ekonomike e vendit ende nuk shkakton besim tek depozituesit greke.

Si shkendije e pare e ristrukturimit te sistemit bankar ne vend konsiderohet shitja e nje pjese te Bankes Agrare ATE, tek Banka e Pireut. Nderkaq eshte çeshtje ditesh edhe shitja e bankes tjeter shteterore Hellenic PostBank si dhe e bankes franceze Credit Agricole, te cilat presin me pare te rikapitalizohen dhe me pas te gjejne bleres, nje prej tre bankave te medha te vendit Banken Kombetare Greke,Eurobank ose Alpha Bank.

Ne nje perpjekje per te mbledhur parate e depozituara jashte vendit qeveria greke flitet se do te jape nje amnisti fiskale brenda ketij viti me nje takse vetem prej 10% per te gjithe ata qe nuk kane deklaruar te ardhurat apo pasurine e patundshme, perndryshe ne 2013 do te tatohen deri ne masen 45 %.

Top Channel