Rikthehen incidentet nëpër autobusët urbanë në Shkup. Mbrëmjen e së enjtes rreth orës 23:00 një grup prej dhjetë personash të panjohur kanë rrahur dy banorë të fshatit Studeniçan të Shkupit.

Nga policia nuk e japin indentitetin dhe kombësinë e personave të rrahur, por jo zyrtarisht mësohet se ata janë shqiptarë.

Personat e rrahur janë sulmuar pa ndonjë arsye, ndërsa sulmuesit e panjohur i kanë goditur me grushta në kokë dhe trup, duke u sjellë atyre lëndime të dukshme.

“Janë marrë të gjithë masat për zbardhjen e rastit dhe identifikimin e autorëve të veprës. Në bazë të të dhënave, agresori ka goditur me grushta e shqelma. Në mënyrë plotësuese do të shqyrtohen të gjithë skenaret dhe motivet e mundëshme të këtij rasti, për ta zbardhur në mënyrë të plotë rastin dhe për të caktuar sanskionet ndaj autorëve”, tha Ivo Kotevski, zëdhënës i MPB-së, Maqedoni.

Policia nuk përjashton mundësinë që kjo rrahje të jetë hakmarrje për incidentin e dy ditëve më parë, kur nga autobusi, disa tifozë maqedonas kanë gjuajtur një bombolë në një lagje shqiptare të Shkupit, në cast qytetarët e provokuar kanë bllokuar autobusin në të cilin ndodheshin tifozët maqedonas dhe kanë filluar të gjuajnë më gurë ndaj tij.

“Do të shqyrtojmë edhe mundësinë nëse bëhet fjalë për ndonjë hakmarrje në lidhje me dy sulmet që ndodhën dy ditë më parë, disa persona të panjohur sulmuan me gurë disa autobusë në të cilët ndodheshin një grupë e tifozëve të skuadrës fubollistike së Vardarit që ishin duke shkuar në stadiumin e qytetit. Nuk mund ta përjashtojmë as këtë variant. Por do të duhen hetuar edhe mëtutje motivet dhe identiteti i sulmuesve”, tha Ivo Kotevski, zëdhënës i MPB-së, Maqedoni.

Këtë vit u shënuan incidente të shumta nëpër autobusët urbanë të Shkupit, kryesisht me motive etnike. Në muajin mars barabarisht u rrahën 15 nxënës shqiptarë nga disa persona të maskuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA