Qeveria e re serbe është betuar për Kosovën, megjithatë sfidën kryesore
do ta ketë ekonominë e vendit. De fakto, sipas ministrisë së Financave
ndonëse ekspertët nuk e besojnë as kaq, thuhet se në buxhetin e shtetit
ka fonde vetëm për pagat dhe pensionet e muajit gusht.

Në shtator Serbia mund të shpallë falimentimin.Detyra urgjente e qeverisë së re do të jetë rishikimi i buxhetit dhe në nga idetë ka qenë që një kredi ruse e dedikuar për përmirësimin e infrastrukturës hekurudhore, të përdoret për buxhetin.

Por, këtë mund të mos e aprovojë kredidhënësi pasi në interes është hekurudha.Qeveria pret të ketë kredi nga bankat për ekonominë e vendit dhe të ndryshoj atmosfera. Qeveria ka premtuar se do të ketë  një bashkëpunim me Fondin Monetar Ndërkombëtar, e që kërkon edhe zvogëlim të administratës.kryeministri, Ivica Dacic, ka thënë madje se premtimet e tij kanë qenë të përmbajtura, pasi do të bëj më shumë se sa është pritur.

Top Channel