Serbia ka zgjedhur qeverinë e saj të re me në krye kryeministrin Ivica
Daçiç. Kuvendi ka votuar ekzekutivin me 142 vota pro, ndërkohë që 72
deputetë kanë qenë kundër dhe 26 të tjerë kanë munguar.

Qeveria e re e Serbisë ka 17 ministri, ndërsa për kryerjen e punëve të rëndësishme që kanë të bëjnë me Kosovën, të drejtat e njeriut dhe të pakicave, kishën dhe bashkësitë fetare, ashtu si edhe diasporën, do të formohen shërbime të posaçme.

Serbi, debate maratonë për qeverinë

Serbia ka zhvilluar një maratonë diskutimesh në Kuvend për zgjedhjen e
qeverisë. Pas sqarimit të planit qeverisës nga kryeministri i ardhshëm,
Ivica Daçiç, debati ka zgjatur në orën 5 të mëngjesit.

Në kohën kur pritej votimi kanë filluar debatet dhe akuzat për korrupsion dhe falimentim të shtetit, akuzat për tradhtinë e Kosovës dhe një varg debatesh e replikash që kanë zgjatur punën e kuvendit deri në orët e para të mengjesit.

Partia Socialiste e Serbisë ka bërë koalicion me Partinë Progresiste të presidentit, Tomisllav Nikollic dhe postin e kryeministrit do ta mbaj partia që ka fituar më pa vota.

Në fjalimin e tij para Kuvendit, Daçiç deklaroi se qeveria e re do të merret me të ardhmen dhe jo me të kaluarën, se nuk do ta pranojë pavarësinë e Kosovës, por problemet me të do t’i zgjidhë në rrugë paqësore.

“Ajo që është me rëndësi për ne është siguria e serbëve, trashëgimia kulturore, fuqizimi i ekonomisë në vendet ku jetojnë serbët dhe kthimi i tyre. Ne do të kemi një politikë të jashtme realiste”, tha Daçiç, duke shtuar se Serbia do të bashkëpunojë me të gjitha shtetet, përfshirë Amerikën, Rusinë e Kinën.

Top Channel