“NYT”, lexuesit ia kalojnë publicitetit

27/07/2012 21:55

Për herë të parë në historinë e saj, prestigjozja amerikane “New York Times” ka siguruar më shumë të ardhura nga lexuesit sesa nga publiciteti.

Ky sektor, siç tregojnë dhe vetë burime nga grupi, ka pësuar një rënie prej 88 milionë dollarësh në tremujorin e dytë të këtij viti.

Ndërkohë lexuesit dhe abonentët po rriten me 8.3 për qind, një sinjal ky pozitiv dhe ndoshta emblematik, por që për momentin mbetet i pamjaftueshëm për të ekuilibruar llogaritë.

“New York Times” është themeluar dhe ka filluar të publikohet që prej vitit 1851 dhe deri më sot ka fituar 108 Çmime Pulitzer, më shumë se çdo kompani tjetër mediatike.

Faqja e saj e internetit është më e ndjekura në Shtetet e Bashkuara dhe llogarit mbi 30 milionë vizitorë të rregullt në muaj.

Edhe pse versioni i shtypur mbetet më i gjeri për gazetat metropolitane në Amerikë, ajo është e treta më e madhe në tërësi pas “Wall Street Journal” dhe “USA Today”. 

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta