Kryebashkiaku i Londrës sulmon Romney-n

27/07/2012 15:30

Kryebashkiaku i Londrës sulmoi kandidatin presidencial në SHBA, Mitt Romney, për komentet në të cilat ai sugjeroi se Britania nuk ishte e gatshme për të pritur një aktivitet si Lojrat Olimpike.

Boris Johnson, përpara një turme ët madhe mbështetësish në “Hyde Park’, deklaroi: “Është një person i quajtur Mitt Romney që do të dijë në jemi gati. A jemi gati?”. Pyetja e tij u pasua nga brohotije dhe duartrokitje të gjata.

Më parë, në një intervistë për rrjetin amerikan “NBC”, Romney deklaroi se “vështirësitë e Londrës në garantimin e sigurisë dhe kërcënimet për grevë nuk ishin një fillim inkurajues”.

Megjithatë, në një takim të mëpasshëm me kryeministrin David Cameron, Romney u tërhoq dhe parashikoi gjithashtu një aktivitet “shumë të suksesshëm”.

Romney do të përballet me presidentin aktual, Barack Obama, në zgjedhjet presidenciale të muajit nëntor.

Vizita e kandidatit republican në Britani ishte e para e një turi të gjatë ndërkombëtar, që përfshin edhe ndalesa në Izrael e Poloni.

Për guvernatorin e Masaçusetsit, kjo fushatë konsiderohet thelbësore për të rritur imazhin e tij ndërkombëtar dhe për të fituar mbështetje edhe jashtë vendit në luftën e tij për të penguar rizgjedhjen e Obamës.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta