Bordi Ekzekutiv i Bankës Qendrore të Kosovës ka autorizuar stafin e saj të ekzaminojë aktivitetet financiare të paliçencuara nga ana e BQK-së.

Në këtë kontekst, ekipi i ekzaminatorëve të BQK-së, i asistuar nga ana e Policisë së Kosovës, ka inspektuar mëngjesin e së premtes dy lokacione nën dyshimin e aktiviteteve financiare të paliçencuara nga ana e BQK-së.

Inspektimet mësohet se janë bërë në territorin e komunës së Graçanicës, ku është vërtetuar se institucioni financiar me emrin “Dunav banka A.D.Zvecan” ishte i paliçencuar.

Në të njëjtën kohë, në territorin e komunës së Shtërpces është bërë edhe një kontroll tjetër e të njëjtës natyrë, ku po ashtu është vërtetuar se institucioni financiar me emrin “Dunav banka A.D.Zvecan” po zhvillonte aktivitet financiar të paliçencuar.

Gjatë proçesit të ekzaminimit në të dyja lokacionet janë sekuestruar një sasi materiali dhe pajisjesh me të cilat zhvillohej aktiviteti ilegal, i cili është vënë nën ruajtje të BQK-së dhe do të përdoret për proçedim përkatës ligjor.

Siç dihet, sipas legjislacionit në fuqi, asnjë person në territorin e Republikës së Kosovës nuk mund të merret me veprimtari bankare apo financiare pa liçencë të lëshuar nga BQK-ja, e cila ka përgjegjësi ekskluzive ligjore për rregullimin, liçencimin, regjistrimin dhe mbikëqyrjen e të gjitha institucioneve financiare në Republikën e Kosovës.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta