
Në shtator, në Itali, do të hapet varri i Giuseppe Garibaldi-t, për të zbuluar nëse aty, në Kaprera, prehet ende trupi i tij i balcamosur.
Lajmin e ka bërë të ditur Anita Garibaldi, stërmbesa e heroit të dy botëve dhe presidente e një shoqate që mbanë emrin e tij.
Vendimi ka ardhur pas dy vjet pritje dhe me konsensusin e trashëgimtarëve të luftëtarit, si dhe me mbledhjen e një seri firmash nga institucionet për ruajtjen e vlerave kulturore.
Debatet mbi vendndodhjen e kufomës së gjeneralit kanë nisur që nga vdekja e tij, në Kaprera, më 2 qershor të vitit 1882.
“Stërgjyshi im u balcamos dhe i varros aty kundër vullnetit të tij. E kam parë vetë testamentin, ai donte që të kremtohej në një varr jo shumë të thellë, ku kishte mbledhur drunj të aromatisur”, ka thënë Anita Garibaldi.
“Ai ëndërronte që çdo italian të merrte pjesë nga hiri i tij, për ta shpërndarë në zona të ndryshme të vendit dhe për t’i dhënë jetë Italisë së re”, ka shtuar stërmbesa.
Çështja e hapjes së varrit të heroit është bërë prej vitesh të tëra objekt debatesh në Itali, si mes zyrtarëve të shtetit ashtu edhe mes trashëgimtarëve të tij. Disa prej tyre donin që varri të hapej, ndërsa të tjerë jo.
Madje, disa politikanë donin që arkivolin me trupin e tij ta sillnin në Romë, për ta vendosur tek Panteoni. 130 vjet më vonë varri është ende aty, “po trupi?”, pyesin familjarët.
Top Channel