Sistemi bankar grek ka rifituar besimin e qytetarëve të cilët pas zbrazjes së llogarive gjatë tranzicionit politik u janë rikthyer institucioneve financiare duke depozituar rreth 10 miliard euro, vetëm pas krijimi të qeverisë së re.
Analistët thonë se pasiguria politike që shoqëria për javë me radhë Greqinë ndikoi në tërheqjen masive të parave nga bankat, por tashmë që vendi ka një qeveri të qendrueshme, qytetarët po rikthehen të depozitojnë nëpër bankat paratë dhe kursimet e tyre.
Ndërkohë, në takimin e parë si kryeministër me një funksionar të lartë europian, Andonis Samaras ka pritur në Athinë Presidentin e KE, Manuel Baroso, ku kryesisht i ka bërë të qartë vendosmërinë e qeverisë greke të koalicionit për zbatimin e reformave.
Duke i shpalosur programin me masat e reja me një vlerë prej 11.7 miliard euro për dy vitet e ardhshme, Samaras i ka paraqitur kreut të KE-së planin për privatizimet, shpërbërjen e dhjetëra organizmave shtetërore, reduktimet e reja në rroga dhe pensione, duke filluar që nga rroga e kryeministrit, ministrave dhe udhëheqësve të parlamentit.
Top Channel