
Presidenti i Egjiptit, Mohammed Mursi, priti ditën e premte në zyrën e tij kryetarin e qeverisë së Hamasit në Gaza, Ismail Haniya.
Një veprim i tillë mund të konsiderohet si një sfidë e hapur ndaj Izraelit, që e konsideroi “Hamas”-in si një grup terrorist.
Paraardhësi i Mursit, presidenti Hosni Mubarak, u tregua gjithmonë i kujdesshëm për të ruajtur raporte të mira me Tel-Avivin, ndërsa pranoi të respektonte sanksionet e izraelit ndaj territoreve palestineze.
Në takimin e tyre, Mursi dhe Haniya u përqendruan tek mundësia e “lehtësimit të vuajtjeve” të banorëve të izoluar të Gazës.
Udhëheqësit e “Hamas” shpresojnë që Mursi, i ardhur nga Vëllazëria Muslimane, do të anullojë bllokadën që rëndon mbi këto territore.
Vetë “Hamas”-i, u krijua në vitet 1980, si një degëzim i Vëllazërisë, që tashmë udhëheq Egjiptin.
Top Channel