“Drama” spanjolle vazhdon të thellohet

27/07/2012 15:50

5,7 milionë spanjollë, të barazvlefshëm me një në katër në moshë aktive, janë të papunësuar, treguan të dhënat e reja zyrtare të publikuara të premten.

Spanja, vendi që aktualisht ka papunësinë më të lartë në Bashkimin Europian, përjetoi një rritje të re të “armatës” së të papunëve, në total 24,6% e popullsisë aktive, nga 24,4% e tremujorit të parë të vitit.

Paralelisht, banka e tretë më e madhe spanjolle publikoi të dhënat për një rënie të fitimeve me 80%, duke qenë tashmë e kërcënuar seriozisht nga kriza.

”CaixaBank” informoi se gjatë gjashtë muajve të parë të vitit fitimet neto ranë në 166 milionë euro. Ditën e enjte, edhe banka më e madhe e vendit iberik, “Santander”, informoi se fitimet e saj ishin përgjysmuar gjatë kësaj periudhe.

Spanja, e cila kërkoi një hua prej 100 miliardë eurosh nga Bashkimi Europian në muajin qershor, është duke u përballur me vështirësi të shumta financiare dhe ka pak shenja për një përmirësim të afërt të situatës.

Sipas disa ekonomistëve, situata mund të jetë aq e vështirë, sa që vendi mund të pasojë fatin e Greqisë.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta