Pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës nderuan me një ceremoni lamtumire ambasadorin amerikan në Kosovë, Christopher Dell, i cili është në përfundim të misionit të tij.

Me medaljen “Shërbim Meritor” është nderuar ambasadori Dell, ndërsa atasheu ushtarak, kolonel Arthur Beauchamp me medaljen “Shërbim i Shquar” për ndihmën e dhënë Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Ministri për FSK-në, Agim Çeku, tha se përfaqësuesit e SHBA-ve në Kosovë për herë të parë mbështetën Kosovën që të ndërtojnë institucione të mbrojtjes që nevojiten.

“Gjatë misionit tuaj në Kosovë, ju gjithmonë keni qenë të fokusuar në forcimin e partneriteti bilateral mes vendeve tona. Ne gjithmonë do ta kujtojmë kontributin tuaj ndaj Kosovës, por edhe kontributin tuaj dhenë FSK-së, në veçanti disa arritje që e ndryshuan FSK-në.  Ju na mbështet që për herë të parë institucionet e Kosovës të ndërtojnë institucione të mbrojtjes së sigurisë, çfarë i nevojiten Kosovës”, deklaroi Çeku.

Ndërsa ambasadori amerikan në largim, Christopher Dell u shpreh më këtë rast se, me shumë besim pret që në të ardhmen FSK-në ta shohë krah për krah me forcat amerikane dhe të shteteve aleate të NATO-s në misione të ndryshme.

“Përderisa i shoh të gjitha arritjet tuaja në këto vitet e fundit, e di se jeni duke zhvilluar një forcë të sigurisë që i nevojitet Kosovës. Ju po bëni pikërisht një forcë shumë etnike, profesionale, e cila është simbol i asaj se çfarë është Kosova dhe asaj se çfarë aspiron që të jetë. Më shumë besim pres në të ardhmen që t’ju shoh krah për krah me forca të ndryshme të armatosura, të SHBA-ve dhe të shteteve aleate të NATO-s kur të zhvendoseni në misione të ndryshme në shtete rajonale apo edhe më tutje”, u shpreh Dell.

Ndërkaq, atasheu ushtarak i SHBA-ve në Kosovë, koloneli Arthur Beauchamp u shpreh se koha e kaluar në Kosovë është më domëthënëse në 26 vitetet e karrierës së tij ushtarake.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta