Nuk ishte pjesë e takimit inaugurues të Bordit të Paqes, zbulohet arsyeja e mungesës së Bjellorusisë: Delegacionit tonë nuk iu dhanë vizat sepse…
SHBA ka konfirmuar dezertimin e dy diplomatëve të tjerë të lartë sirianë, mes presionit në rritje mbi regjimin e Presidentit Bashar Al-Assad.
Përfaqësuesit e Sirisë në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Qipro, të cilët janë burrë e grua, raportohet të jenë larguar për në Katar.
Ngjarja vjen në mes të intensifikimit të përleshjeve në qytetin kryesor të Aleppos, ku trupat janë duke u përpjekur për të ndalur një përparim të rebelëve.
Anëtarët e OKB-së kanë drejtuar të tjera akuza faji në mes të bllokimit diplomatik.
Më herët, Sekretari i Përgjithshëm Ban Ki-Moon i bëri thirrje botës për të vepruar tani për të ndaluar masakrën, por anëtarët e Këshillit të Sigurimit mbeten të bllokuar mbi veprimet që duhen ndërmarrë.
Qeveria siriane ka drejtuar trupat dhe tanket në Aleppo, qyteti i dytë i Sirisë dhe qendër tregtare, i cili u kap nga rebelët.
Përshkallëzimi i krizës është duke shkaktuar shqetësim rajonal, thonë korrespondentët, në mes të një eksodi në rritje të refugjatëve dhe frikës se luftimet mund të shtrihen në vendet fqinjë të Sirisë.
Top Channel