Dënohet ekstremisti që tentoi të vriste Mandelën

26/07/2012 20:40

Organizatori i një atentati ndaj Nelson Mandelës, presidentit të parë me ngjyrë në Afrikën e Jugut, u dënua për tradhëti nga një gjykatë, gjatë së enjtes.

Gjykata e Pretorias vendosi se lideri i një grupi të supremacisë së bardhë, Mike du Toit, ishte pas nëntë shpërthimeve me bombë të ndodhur pranë një qyteze në afërsi të Johanseburgut, në vitin 2002.

Shpërthimet në fjalë vendosën në shënjestër vetë Mandelën. Du Toit është personi i parë i dënuar në Afrikën e Jugut për tradhëti që prej përfundimit të regjimit të zotërimit të të bardhëve në pakicë, ndaj popullsisë vendase me ngjyrë.

Sipas analistëve, gjendja në Afrikën e Jugut vazhdon të jetë e tensionuar.

Megjithatë, grupe ekstremiste dhe raciste si ai i udhëhequr nga Du Toit, kanë shumë pak mbështetje midis radhëve të popullsisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA