Nuk ishte pjesë e takimit inaugurues të Bordit të Paqes, zbulohet arsyeja e mungesës së Bjellorusisë: Delegacionit tonë nuk iu dhanë vizat sepse…
Qyteti më i madh i Amerikës së Jugut, San Paolo, ka regjistruar një
rritje prej 21 për qind të vrasjeve në tremujorin e parë të vitit,
krahasuar me të njëjtën periudhë të 2011-ës.
Lajmin e bëjnë të ditur autoritetet e Sigurisë Publike, pas shpërthimit të valës së dhunës që i atribuohet si krimit të organizuar, ashtu edhe ekzekutimeve nga ana e policisë.
Shtypi brazilian i ka kushtuar shumë vëmendje një ndër rasteve më të fundit dramatike, asaj të vrasjes së një bankieri italian mbrëmjen e së shtunës.
Prej disa vitesh autoritetet në Brazil kanë ndërmarrë masa drastike për uljen e kriminalitetit, duke qenë se vendi do të presë Botërorin 2014 dhe më pas Lojrat Olimpike 2016.
Në kuadër të këtyre masave forcat policore dhe ato ushtarake bastisën lagjet periferike, të njohura për kriminalitetin e lartë, por duket se vala e dhunës nuk njeh kufij.
Top Channel