Kievi akuza Moskës: Forcat ruse depërtuan në rajonin e Sumy-t dhe rrëmbyen rreth 50 civilë
Një burrë në moshë të thyer është burgosur në Australi pasi u dërgonte
plumba, detonatorë dhe forma të tjera kërcënimi kryeministres dhe
liderëve të tjerë.
John Gordon, 81 vjeç, u dënua me dy vjet e gjysmë burg për kërcënime të bëra në tre vitet e fundit.
Kryeministrja Julia Gillard, ish-lideri Kevin Rudd dhe lideri i opozitës Tony Abbott kanë qenë mes destinatarëve të kërcënimeve të 81-vjeçarit.
Asnjë nga letrat, disa prej të cilave me plumba të lidhura me një detonator, nuk shkoi në duart e liderëve politikë.
Avokati i John Gordon tha në gjykatën e Brisbanit se ai i kishte kryer këto akte për shkak të “humorit nevrik e të paqëndrueshëm”.
Por prokurorët thanë se plaku kishte vënë në shënjestër zyrtarët e shtetit për të kundërshtuar politikat e emigracionit dhe fondeve të arsimit.
Gordon dërgoi gjashtë pako me eksploziv, disa prej të cilave të shoqëruara me letra kërcënuese, si dhe kreu një rrëng me bombë në periudhën nëntor 2007-nëntor 2010 përmes shërbimit postar australian, vlerësoi gjykata.
Objetiva të tij ishin edhe drejtues bankash, si dhe arqipeshkvi i Brisbanës, John Bathersby, raportojnë mediat australiane.
Ai u arrestua pasi ekspertiza shkencore e kryer në një letër dërguar kreut të opozitës Tony Abbott çoi në zbulimin e emrit të tij.
Top Channel