Athina zyrtare i është përgjigjur me një gjuhë të ashpër deklaratave të
Kryeministrit të ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë,pas vizitës së
Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara Ban Ki Mun në Shkup, i
cili është angazhuar se do ndikojë për një zgjidhje të çështjes së
emrit.

“Arroganca dhe populizmi nacionalist jane nje udheheqes i keq” thuhet ne deklaraten zyrtare te Ministrise se Jashtme greke, pasi Nikola Gruevski  ka folur per ekzistencen e minoritareve maqedonas ne Greqi.Ministria e Jashtme thekson se Greqia i ka bërë të gjitha përpjekjet për një emër sinteze, reciprokisht të pranueshem për vendin fqinj dhe ka  provuar në mënyrë të përsëritur në praktikë edhe gatishmërinë e saj për një zgjidhje nepermjet negociatave, siç përcaktohet nga vendimet e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara  dhe siç  nënvizon vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare në Hagë.

Greqia shprehet qarte se  arritja e një marrëveshjeje, kerkon një bashkëbisedues te besueshëm dhe te sinqertë. Por përkundrazi, retorika propagandistike e lodhshme dhe e perseritur pambarimisht  për konsum të brendshëm, në komunikatën e Zyrës së Kryeministrit të Republikës ish-Jugosllave të Maqedonisë, tregon se zoti Gruevski nuk e ka shfrytezuar takimin me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara ne menyre qe te kete nje progres per ceshtjen-thekson Athina zyrtare.

Në të kundërtën, ai ka kultivuar edhe nje here  propagandën e njohur per  paaftësinë ose mosdashjen  e palës greke- perfundon deklarata.Divergjencat midis Athines dhe Shkupit per ceshtjen e emrit qe kane hyre tashme ne dekaden e trete , jane acaruar sidomos pas bllokimit nga Greqia te kandidatures se Maqedonisë për të hyrë në NATO dhe për të progresuar drejt Bashkimit Europian.Dy fqinjet ballkanas kane nderprere negociatat  pas ngritjes se statujave te Aleksandrit te Madh ne Shkup si dhe te Portes Maqedonia,te cilat jane cilesuar prej Athines si perpjekje per vjedhje identiteti kombetar.

Top Channel