Kamerat do të ndalohen nga seancën e javës së ardhshme, kur i dyshuari në të shtënat e kinemasë në Kolorado do të ngarkohet zyrtarisht me akuzat.
James Holmes, 24 vjec, akuzohet se hapi zjarr në premierën e mesnatës të filmit Batman të premten e kaluar, duke vrarë 12 dhe plagosur 58 të tjerë.
Gjykatësi Uilliam Silvester ka hedhur poshtë një kërkesë nga mediat e zonës së Denver për pasqyrimin e gjerë të ngjarjes më 30 korrik.
Po ashtu edhe avokatët e të pandehurit kishin kundërshtuar kërkesën e medias.
Shfaqja e parë e Holmes në gjykatë të hënën u filmua, pavarësisht nga kundërshtimet e palës mbrojtëse.
Ai u shfaq i përgjumur ndërsa ishte ulur në sallën e gjyqit me një kostum burgu dhe me flokët e lyera portokalli.
Top Channel