Zgjedhjet presidenciale në Slloveni do të mbahen më 11 nëntor dhe balotazhi i mundshëm, nëse askush nga kandidatët nuk do të sigurojë mazhorancën në raundin e parë, do të mbahet tre javë më vonë.

Lajmin e ka bërë të ditur të mërkurën kryetari i Parlamentit të Lubjanës, Gregor Virant. Mazhoranca që një kandidat duhet të sigurojë për të marrë postin e kreut të shtetit është 50 për qind.

Fushata elektorale do të nisë më 12 tetor. Mes atyre që kanë vendosur të kandidojnë është edhe presidenti aktual Danilo Turk, që pesë vjet më parë u zgjodh si i pavarur dhe që sondazhet e nxjerrin favorit.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta