SHBA-Iran, takim paqeje në Pakistan/ Dy delegacionet takohen në Islamabad të shtunën për një zgjidhje afatgjatë
Polonia ka nisur gërmimet në një varrezë ushtarake në Varshavë, për të gjetur mbetjet trupore të viktimave të ekzekutuar dhe varrosur fshehurazi në kohën e komunizmit.
Njëri prej trupave që po kërkohen është ai i Witold Pileckit, një luftëtar i shquar kundër nazizmit, që infiltroi në kampin e përqendrimit të Aushvicit në vitin 1940, për t’i treguar aleatëve perëndimorë masakrat që po realizoheshin prej gjermanëve atje.
Gjenerali Emil Fieldorf, një prej figurave më të larta të ushtrisë polake, i ekzekutuar nga regjimi komunist, gjithashtu besohet se ndodhet i varrosur diku fshehurazi.
Së fundmi, Polonia ka ndërmarrë një nismë për të përkujtuar viktimat e brutalitetit të regjimit Stalinist, në vitet 1944-56.
Gërmimet në varrezën ushtarake “Powazki” po udhëhiqen nga Instituti Polak i Kujtesës Kombëtare dhe kërkimet do të vazhdojnë deri në fund të gushtit.
Sipas arkivave, mbi 284 persona u ekzekutuan dhe u varrosën në varre të fshehta në varrezën në fjalë nga ana e policisë sekrete.
Shumë prej viktimave ishin luftërarë të rezistencës, që ndonëse luftuan nazismin, u asgjesuan prej forcave sovjetike për shkak të bindjeve të tyre demokratike.
Top Channel