
Kur ende nuk është mbushur java nga masakra e kinemasë në Kolorado, numri i personave që kanë blerë apo kanë bërë kerkesë për të blerë armë është rritur ndjeshëm.
Sipas autoriteteve, në krahasim me javën e kaluar, ketë javë shitjet e armëve në dyqanet legale në Kolorado u rritën me 43 përqind. Fenomeni në fjalë është parë nga shumë kundërshtarë të lirisë së zotërimit të armëve në Shtetet e Bashkuara si gangrena e të gjitha tragjedive. Ata kërkojnë ndalimin e shitjeve të armëve dhe rregulla shumë herë më të forta për të gjithë ata persona që kërkojnë zotërimin e një arme.
Në masakrën e kinemasë në premierën e filmit Batman gjetën vdekjen 12 persona, 58 të tjerë u plagosën, nga të cilët 20 ndodhen ende në spital. I akuzuari për ngjarjen e rëndë, Jack Holmes, 24 vjec, doli para gjykatës ditën e hënë dhe brenda datës 30 korrik do të njihet me akuzat e ngritura kundër tij.
Top Channel