Taksa prej 35 për qind për çimenton e importuar do të hiqet duke filluar nga data 1 gusht. Një vendim i tillë është marrë nga ministrja për Tregti dhe Industri e Kosovës, Mimoza Kusari Lila.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, pas takimit që kishte me shefin e diplomacisë shqiptare, Edmond Panariti, i cili po viziton Kosovën.

Gjatë takimit Hoxha-Panariti u diskutua për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve. Panariti tha se Shqipëria do të shtojë përpjekjet diplomatike në çështjen e njohjeve të shtetit të Kosovës dhe përsëriti qëndrimin e Tiranës zyrtare se pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme.

Gjatë konferencës për media, shefi i diplomacisë kosovare, Hoxhaj, ka folur edhe për deklaratën që gjatë së mërkurës në veri të Mitrovicës e ka bërë Petar Dokiç, ministër në qeverinë e Republikës Serbe në Bosnjë, i cili ka ftuar serbët në veri që të armatosen.

Sipas Hoxhajt, deklarata të tilla janë të kota që vijnë nga një krijesë genocidiale. Panariti gjatë pasdites është pritur edhe nga presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta