Burgim i përjetshëm për vrasësin e familjes së Jennifer Hudson

25/07/2012 03:35

Vrasësi i vëllait, nënës dhe nipit të aktores Jennifer Hudson është dënuar me burgim të përjetshëm.

Një gjykatës në Chicago ka dhënë tre burgime të përjetshme për Uilliam Balfour, i cili ishte dënuar më parë për vrasje në maj.

Fituesja e Cmimit Oscar, Hudson ishte e pranishme në sallë gjatë shpalljes së vendimit.

Gjatë gjyqit, prokurorët argumentuan se Balfour ka qëlluar tre anëtarët e familjes së saj, pasi ish-gruaja e tij, Julia, motra e Hudson, kishte refuzuar të pajtohej me të.

Gjykatësi e kishte refuzuar më parë kërkesën e Balfour për një gjyq të ri.

Ai u përball me burgim të përjetshëm, pasi shteti i Illinois-it nuk lejon dënimin me vdekje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA