Arrestohen katër persona në Kosovë, dyshohen për mashtrim në vlerë prej mbi 1.5 milion eurosh Përpara se të nisej në Bruksel me ftesë të shefes së Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Catherin Ashton, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi komentoi nga aeroporti qasjen e lidershipit të Beogradit ndaj Kosovës.
Duke iu kundërpërgjigjur deklaratave për luftë për Kosovën të bëra nga presidenti i Serbisë Tomislav Nikoliç, Thaçi tha se do të jetë sërish në ballë të betejës dhe i rekomandoi Nikoliç që të mos ëndërrojë për Kosovën por të merret me shtetin e tij.
“Mesazhet për luftë nga Nikoliç janë më të këqijat për paqen dhe stabilitetin në rajon. Por, ai është larguar si humbës në vitin 99, kur ishte anëtar i regjimit që masakroi Ballkanin dhe unë do t’i përgjigjem sërish, dhe ai do të largohet i turpëruar e si humbës në çdo aventurë të re me Kosovën. Duke humbur betejën me Kosovën, ai do të mund të mendojë për pashallëkun e Beogradit”, deklaroi Thaçi.
Përveç politikës së jashtme, kryeministri u ndal edhe në çështje të brendshme kur u pyet nga gazetarët për ndryshimin e mundshëm të koalicionit qeverisës.
“Ky ekip është një ekip pa politikë dhe qeverisja më e mirë në historinë e Kosovës. Prandaj do të vazhdohet me mirëqeverisje”, nënvizoi Thaçi.
E teksa mbushet një vit nga aksioni i 25 korrikut në veri, Thaçi e quajti këtë veprim si vendimtar, pasi vuri në lëvizje diplomacinë botërore për zgjidhjen e problemit në këtë pjesë të Kosovës.
Top Channel