Me presidentin dhe qeverinë e re që do të formohet, Serbia po kthehet mbrapsht në kohën e Sllobodan Millosheviç, duke u larguar nga vlerat evropiane.

Kështu thotë e përditshmja austriake “Wiener Zeitung”, në një shkrim që mban firmën e drejtorit të Institutit për Rajonet Evropiane, Franz Schausberger.

Duke iu referuar vendimit të Gjykatës Kushtetuese serbe për kufizimin e autonomisë së krahinës multietnike të Vojvodinës, Schausberger vlerëson se gjyqësori serb e ka treguar vartësinë e tij.

“Vendimet e gjykatës janë në harmoni me politikën nacionaliste dhe centraliste të presidentit të sapozgjedhur, Tomisllav Nikoliç dhe kryeministrit të ri socialist Ivica Daçiç, i cili dikur ka qenë zëdhënësi i Millosheviçit”, thuhet në artikull.

Më tej autori, njohës i mirë i çështjeve ballkanase, thotë se, me përjashtim të Partisë së Rajoneve të Bashkuara, në pushtet në Serbi janë ende xhaketat e vjetra ish-komuniste.

Faktikisht, deklaratat nacionaliste nga presidenti i ri serb nuk kanë munguar, kryesisht në lidhje me Kosovën, për të cilën ai ka thënë se Serbia mund ta mbajë edhe me forcë.

Gjithashtu, Nikoliç ka deklaruar se Serbia është gati të heqë dorë nga anëtarësimi në Bashkimin Evropian nëse do t’i kërkohet që të njohë pavarësinë e Kosovës, gjë që sipas tij Beogradi nuk do ta bëjë kurrë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA