Lidhja Demokratike e Kosoves akuzon kryeministrin Hashim Thaçi, se po e mban të fshehur projektin e autostradës Morinë-Merdare.

Në një komunikatë për shtyp nga partia më e madhe opozitare në Kosovë, thuhet se qytetarët e Kosovës po paguajnë mbi 10 milione euro për kilometër të autostradës Morinë-Merdarë, por ende nuk e kanë parë kontratën e Qeverisë me kompaninë Bechtel-Enka.

Fakti që kjo kontratë mbahet e fshehur, sipas LDK-se hedh dyshime për kushte favorizuese për kompaninë në dëm të qytetarëve dhe buxhetit të shtetit.Per partine e Isa Mustafes, autostrada Morinë-Merdarë është më e shtrenjta në rajon dhe kjo është e palogjikshme, pasi pjesa më e madhe e terrenit ka qenë tokë bujqësore që nuk krijon kosto të lartë të ndërtimit. Një pjesë e konsiderueshme e kësaj toke është privatizuar me çmime simbolike për t’u shpronësuar pastaj me çmime marramendëse.

Top Channel