
Me protesta nga sindikata e nënpunësve të administratës shtetërore është
pritur në Athinë,mbërritja e 40 përfaqësuesve të huadhënësve
ndërkombetare, e ashtuquajtura Trojka, e cila do të vlerësojë në takimet
e saj me funksionarët e qeverisë përparimin e Greqisë në reduktimin e
borxhit të saj kolosal.
Gjithashtu ajo do te hartoje raportin perfundimtar, sipas te cilit do te behet e mundur ose jo marrja e kestit te fundit prej 31.5 miliard euro nga paketa e shpetimit qe i kane dhene Greqise BE,FMN dhe BQE.Athina zyrtare ka ngelur shume pas ne zbatimin e reformave,per arsye te nje destabiliteti politik prej dhjete muajsh me dy periudha zgjedhore ne mes,ndersa recensioni ne vend eshte me negativi qysh prej vitit 1930.
Kryeministri grek Samaras qe do te paraqese nje pakete masash financiare prej 11.5 miliard euro per dy vitet ne vijim, thuhet se do te kerkoje ne takimet me ekspertet e troikes nje shtyrje te afatit te pagesave te kredive prej dy vitesh.
Ndersa Greqia ka para deri ne fund te ketij muaji, ajo do te duhet te paguaje ne fillim te gushtit nje bono thesari me vlere prej 3.8 miliard euro dhe ne qarqet politike flitet se do te duhet patjeter nje pakete e trete shpetimi per Athinen prej 50 miliardë euro. Ne oret e fundit burime nga FMN kane pohuar se nuk do te jepet ndihme suplementare per Greqine, ndersa zyrtare te larte te qeverise Merkel bejne te qarte se tashme nuk eshte dicka e tmerrshme debimi i Greqise nga Eurozona.
Shumica e masave qe do te marre Athina ka te beje me reduktimin e kostos se funksionimit te shtetit, mbylljen apo privatizimin e qindera kompanive dhe organizmave shteterore,reduktimin e pensioneve dhe rrogave te larta,liberalizimin e profesioneve te mbyllura. Nderkohe nje raport i Unionit Nderkombetar te Sindikatave ben me dije se Greqia i ngjan nje vendi qe sapo ka kaluar nje lufte per sa i perket uljes se rrogave dhe rritjes se papunesise.
Sipas tij, 91% e grekeve kane pare reduktime te ndjeshme ne te ardhura, ndersa me shume se 29% deklarojne se rrogat e tyre nuk u mjaftojne as per sigurimin e kushteve minimale te jeteses.Kur një komb e humb shpresën, atëherë fillon te tronditet besimi në institucionet demokratike dhe trazira sociale janë më të mundshme- perfundon raporti,qe paralajmeron se Greqia eshte nje vend ne prag te nje shperthimi social.
Top Channel