
Sekretari i përgjitshëm i Kombeve të bashkuara, Ban Ki Moon ka shprehur
shqetësimin e tij për situatën në veri të Kosovës dhe ka kërkuar që kjo
çështje të zgjidhet nëpërmjet një dialogu paqësor.
Këto komente Ban i ka bërë në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës, gjatë një takimi të shkurtër me gazetarët.
Ai ka nënvizuar se duhet ndërmarrë hapa për arritjen e një respekti të ndërsjellë në rajon, duke e vlerësuar një gjë të këtillë si shumë të rëndësishme.
Sekretari i Përgjithshëm ka ftuar të gjitha palët gjithashtu që të intensifikojnë punën e tyre në çështjen e personave të zhdukur, ndërkaq ka nënvizuar se Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë do të vazhdojë të ketë një rol të rëndësishëm.
Ban Ki Moon te henen ka vizituar Serbinë ku ka theksuar rëndësinë e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe arritjen e zgjidhjes me anë të kompromisit.
Ndërkohë Vetëvendosje ka organizuar protestë dhe parrulla kundër vizitës së Ban Ki Moon. Pranë selisë së UNMIK, VV shkroi parrullën “Unfair”, ndërsa pretendon për ndërhyrje të dhunë të policisë ndaj aktivistëve.
Thaçi kundërshton Ban Ki Moon
Kryeministri Hashim Thaçi pas takimit me Ban Ki Moon deklaroi se ka kundershtuar dialogun per veriun me palen serbe. Ai theksoi se OKB nuk mund te kete rol ne kete proces,ndersa dialogu per çeshtje teknike nuk do te vazhdoje pa u zbatuar marreveshjet e arritura.
Thaçi dhe presidentja Jahjaga e takuan sekretarin e OKB-se ne mjediset e aeroportit te Prishtines, ne nje akt qe ka ngjallur reagime ne Kosove, per faktin se Ban Ki Moon nuk shkeli ne institucionet kosovare. Gjatë një konference në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës, sekretari i OKB-se u deklaroi gazetareve shqetësimin e tij për situatën në veri të Kosovës dhe ka kërkuar që kjo çështje të zgjidhet nëpërmjet një dialogu paqësor.
Sekretari i Përgjithshëm ka ftuar të gjitha palët gjithashtu që të intensifikojnë punën e tyre në çështjen e personave të zhdukur, ndërkaq ka nënvizuar se Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë do të vazhdojë të ketë një rol të rëndësishëm. Vizita e tij vazhdon ne Decan dhe Prizren ne Kishat Ortodokse Serbe.
Top Channel