Serbia e konsideron si historike dhe ka pritje të mëdha nga vizita e sekretarit të përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Moon.

Kjo organizatë ka qenë pikë reference sa herë Serbia ka kërkuar diçka nga Kosova dhe pikërisht rezoluta 1244, e cila Kosovën e sheh si pjesë përbërëse të Serbisë.

Ki Moon do të takohet me presidentin serb, Tomisllav Nikoliç dhe me mandatarin për kryeministër, Ivica Daçiç.

Ndërkaq, një takim të veçantë do të ketë me ministrin aktual të Punëve të Jashtme, Vuk Jeremiç, i cili do të jetë në vjeshtë kryesues i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Me të do të ketë edhe një konferencë për mediat.

Një nga mesazhet e rëndësishme për Serbinë do të jetë tema e Kosovës, e sidomos pas idesë serbe se në bisedime do të mund të përfshihej edhe OKB-ja.

Për Serbinë dhe mediat serbe është e rëndësishme edhe se si do të zhvillohet vizita e tij në Kosovë dhe nëse Ki Moon gjatë kësaj vizite do të jetë më zemërgjerë për të dalë jashtë bindjeve të Serbisë.

Top Channel