Ministri i Brendshëm i Kosovës, Bajram Rexhepi ka përjashtuar mundësinë e një ndërhyrjeje të re policore në veri të vendit, duke nënvizuar se zgjidhja më e mirë e kësaj çështjeje është integrimi i kësaj zone.

Gjatë një vizite në fshatin Drenoc të Klinës, Rexhepi ka theksuar se qeveria kosovare është e vendosur të shpërbëjë strukturat parlalele serbe në veri, por për këtë ka kërkuar ndihmën e KFOR-it dhe EULEX-it.

Ndër të tjera, raporton “RTK”, ministri i Brendshëm ka dënuar djegien e dy shtëpive të banorëve serbë në këtë fshat, duke premtuar mbështetjen e shtetit të Kosovës për këtë komunitet.

Ngjarja në fjalë ka ndodhur kohë më parë, kur serbët ishin kthyer në shtëpitë e tyre në fshatin Drenoc pasi ishin zhvendosur nga lufta e viteve 98-99.

Qeveria e Kosovës ka premtuar se do të ndërtojë në këtë fshat 19 shtëpi për banorët e kthyer, si dhe ka garantuar mbështetjen e saj për këtë kategori personash.

Më herët gjatë muajit ishte kryeministri Hashim që Thaçi mohoi idenë për ndarjen e veriut të vendit, duke thënë se i vetmi projekt i qeverisë është integrimi i veriut.

“Ritheksojmë dhe garantojmë qytetarët, institucionet dhe partnerët ndërkombëtarë, se qëllimi ynë është projekti integrues dhe për këtë nuk do të ndikohemi nga askush dhe asnjë rrethanë. Nuk do të ketë as status special, as status të veçantë, as autonomi e as ndarje”, deklaroi Thaçi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA