Korçë, fondi i mbetur në galeri, i shkatërruar

23/07/2012 00:00

Vijon të thellohet skandali i veprave të artit në Korçë. Përveç zhdukjes
së disave prej tyre tashmë ekspertët kanë konfirmuar se edhe pjesa e
mbetur e veprave të artit ka humbur vlerat e saj artistike, si pasoje e
dëmtimit të tepert.

Ne nje raport te dorezuar ne prokurorine e Korçes prej dy eksperteve te artit Roland Karanxha dhe Vangjo Vasili eshte sqaruar se ne rreth 700 vepra arti, piktura, skulptura, mozaik etj ka nje demtim masiv dhe veprat kane humbur vlerat e tyre.

Pasi kane këqyrur te gjitha punimet qe jane pjese e fondit te Galerise se Arteve “Guri Madhi”, ata kane sqaruar se ato nuk mund te ekspozohen me dhe se mund te ishin ruajtur nga drejtoria ne nje tjeter ambient te pershtatshem. Sakaq burime nga prokuroria thane se jane duke vijuar hetimet per punonjesit e Qendres Kulturore, ku pritet qe te zbardhen edhe detaje te reja .

Top Channel

DIGITALB DIGITALB