
Presidenti i Kroacisë, Ivo Josipovic, tha se deklarata e ministrit të
Jashtëm të Serbisë në largim, Vuk Jeremic, për Kosovën, është “ndoshta e
pamenduar mire”, duke pasur parasysh funksionin e tij të kryesuesit të
Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
Ai u shpreh se qëndrimi i Kroacisë ndaj Kosovës është i percaktuar me faktin se Kroacia e ka njohur pavarësinë e Kosovës.
“Ne dëshirojmë raporte të mira me të gjitha vendet në rajon dhe përpiqemi që marrëdhënie të tilla të ndërtojmë edhe me Serbinë”, tha Josipovic dhe shtoi se “deklarata e Vuk Jeremicit si ministër, ishte e pritur, sepse e tillë është politika e Serbisë ndaj Kosovës”.
Këto komente zoti Josipovic i bëri mbrëmjen e së shtunës pas takimit me sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-mun, në Brione.
Zyrtari i lartë i OKB-së tha se deklaratën e Jeremicit për Kosovën do ta komentoj pas bisedimeve me zyrtarët në Beograd.
Top Channel