Tashmë në mënyre të hapur edhe partnerët e koalicionit të qeverisë së
qendrës së djathtë që udhëhiqet nga kancelarja Merkel kërkojnë daljen e
Greqisë nga Eurozona.

Ne nje interviste per gazeten  ëelt am Sonntag”, Aleksander Dobrindt, sekretari i pergjithshem i partisë konservatore Unioni Kristiansocial CSU,propozon hapat konkrete per kete procedure.

«Shteti grek do te duhet qysh tani te paguaje gjysmat e rrogave te nenpunesve shteterore,te pensioneve dhe shpenzimet e tjera ne dhrahmi –thekson ai dhe kjo eshte rruga me e lehte per t’u kthyer tek monedha kombetare, se sa kthimi i menjehershem nepermjet masave te ashpra financiare. Dhrahmia si nje monedhe paralele do te jepte mundesine te rifillonte zhvillimi ekonomik i vendit”, shton ai.

Politikani gjerman thote gjithashtu se per Greqine nuk do te kete ndihme tjeter dhe se nje vend qe nuk deshiron ose nuk eshte i zoti te permbushe detyrimet do te duhet te menjanohet jashte eurozones. Sipas tij  duhet qe Brukseli te krijoje qysh tani nje harte rruge per daljen e Athines nga zona e monedhes se perbashket .Z. Dombrint ka kerkuar gjithashtu nga BE te hartoje edhe nje plan te ri, per zvogelimin e eurozones, duke lene per tu nenkuptuar se edhe vende te tjera pervec Greqise do te duhet ne te ardhmen te braktisin unionin monetar.

Nje goditje per Athinen konsiderohet edhe artikulli i sotem i revistes se perjavshme gjermane “Der Spiegel”,ne te cilen ministri i Ekonomise Philip Resler deklaron se programi i reformave ka pak gjasa te realizohet ndaj dhe Greqia do te mund te falimentoje ne shtator.

Ne te njejten kohe shkruhet se FMN ka humbur durimin me Greqine dhe se  nuk do ti jape asaj ndihme suplementare. Nga ana e saj zedhenesja e fondit ka deklaruar se organizmi financiar mbeshtet Athinen per t’u futur perseri programi i reformave  ne trajektoren e duhur dhe ka konfirmuar revisten gjermane duke thene se, ne se do te duhen burime te tjera financiare per Greqine, ato do te vijne nga BE dhe jo nga FMN.

Top Channel